Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Të gjithë janë të ftuar përveç Lulzim Bashës, kjo është arsyeja

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët, ka folur në lidhje me protestën e nesërme.

I pyetur nëse duhet të ftohen, Basha, Alibeaj dhe të tjerë në tubim, Berisha u shpreh se të gjithë janë të mirëseardhur, përveç Lulzim Bashës.

Për Bashën ai tha se ai fillimisht duhet të sqaojë çështjen e parave ruse.

“Të gjithë mund të vijnë përveç Lulzim Bashës i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të PD-së dhe nuk mund të më marrin leje mua ata që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty. Hetimi nga selia po vazhdon.

Mendoj se është i detyruar të ketë burrërinë të tregojë dhe në qoftë se i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën”, u shpreh Berisha./albeu.com