Përplasi dy automjete të parkuara teksa drejtonte makinën në gjëndje të dehur, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Korçë

Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Korçë. Mësohet se është arrestuar 51-vjeçari A.M pasi drejtonte automjetin i dehur nga ku përplasi dy automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale ushtrimi i aktivitetit pa kasë fiskale si dhe mosbindja ndaj urdhrit të policisë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur dy automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. D., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij, në fshat, u konstatua se e ushtronte aktivitetin, pa kasë fiskale dhe pa certifikatë regjistrimi pranë organeve tatimore.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 41 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në lagjen nr. 12, Korçë, në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin në të cilin kishte vënë muzikë të lartë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Shtuar 12.06.2024 17:22

Tags: