Përfshihet nga flakët pallati në Memaliaj, shkrumbohen plotësisht tre apartamente, shkak i zjarrit një pajisje elektrike

Një pallat dykatësh në Memaliaj është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, në lagjen nr 3 të qytetit.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë, ndërkohë që tre të tjera në po të njëjtin kat u prekën pjesërisht nga flakët.

Në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.

 

 

Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna ndezur gjatë natës.


Shtuar 20.01.2024 09:40