Pengmarrja për borxhin prej 25 mijë eurosh, Gjykata lë në burg njërin prej vëllezërve Bejo, tjetri në kërkim

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Bejon, i cili së bashku me të vëllain, Fatmir Bejoi morën peng dhe dhunuan në zonën e Kombinatit biznesmenin Gjergji Fela.

Fatmir Bejo është shpallur në kërkim. Vëllerëzit Bejo pretendojnë se biznesmeni i ka një borxh të pashlyer prej 25 mijë eurosh. Ditën e sotme në Gjykatë Alban Bejo pretendoi sipërmarrësit nuk i është hequr liria po ata vetëm kishin biseduar për kthimin e detyrimit monetar.

Alban Bejo: Kontaktuam për t’u takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për t’i kërkuar paratë tona, se kemi marrë peng.

I riu u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr 6 ndërsa për Fatmir Bejon masa është vendosur në mungesë për shkak se ende nuk është bërë ndalimi i tij.

Sipas hetimeve të dertanishme dyshohet se dy vëllezërit Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47 vjeçarin Fela, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se u kishte borxh një shumë prej 25 mijë euro.

Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.

Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit Gjergj Fela rezulton i skeduar për veprimtari kriminale, pasi më herët është akuzuar për një skemë mashtrimi me faturat e tvsh-së, ndërsa më parë është hetuar edhe për vdekjen e një punëtori në një prej kantiereve të kompanisë së tij./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 14:32