Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në seancën planera se Parlamenti është zgjuar i kërcënuar me një letër nga ambasada ruse.
Berisha e ka cilësuar këtë si një fyerje për çdo shqiptar, por qeveria bën sikur nuk ka ndodhur gjë. Po ashtu ish-kryeministri i ka kërkuar me urgjencë Parlamentit të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrainën.
Fjalimi i Berishës:
Berisha: Ambasada ruse po na kërcënon, Tirana të reagojë për luftën në Ukrainë
“Dënoj letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar. Është rrjedhojë fund e krye e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë para një shantazhi primitive të paprecedentë me të cilët përballet bota e lirë. Sot Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të lira.
Konsideron vende të tjera dhe përpiqet të shkatërrojë NATO. Vendi I vetëm që ka heshtur është një vend që ka një qeveri të drejtuar nga argati i Beogradit. Parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrainën. Traktati i Budapestit, vendet zotohen që këtij vendi nuk do i preken kufijtë. Nëse më dëgjon.
Mos në ndërhy të lutem. E mora fjalën për replikë por ky është një problem madhor. Sot parlamenti është zgjuar i kërcënuar me një letër nga ambasada ruse. Ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë. Çfarë presim ne? Apo presim leje nga Vuçiç. Ndërpritet fjala kur po mbroj një interes kombëtar. Çfarë të drejte ka ambasada ruse të vërë ultimatum. Gangsterizmi më i madh i kohërave. E keqja më e madhe e kohërave është kërcënimi”, tha Berisha. /albeu.com