“Nuk mësuan asgjë nga ne për Asanin”, polakët tallen me çekët pas humbjes në Tiranë

Suksesi fantastik mbrëmjen e 12 tetorit në stadiumin Air Albania, përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.

Kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”. Jasir Asani ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë.

SportoweFakty” i ka kushtuar një artikull Asanit dhe situatës që shënon në të njëjtën mënyrë, dhe se si çekët nuk kishin nxjrrë mësim nga ajo që ishte parë në fushë në të njëjtin stadium vetëm një muaj më parë.

“Fqinjët tanë jugorë nuk mësuan asgjë pas ndeshjes së polakëve. E lejuan shumë edhe Asanin.”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Shqipëria e rrit edhe më shumë ritmin në pjesën e dytë të takimit dhe kilometrat e vrapuara shpërblehen. Taulant Seferi shkund rrjetën dy herë (51’, 73’) dhe fikson shifrat në 3-0. Kombëtarja shqiptare tashmë ka një këmbë në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm./albeu.com/