“Nuk e dija”, policja britanike pezullohet nga detyra pasi bashkëshorti shqiptar përfundoi pas hekurave për drogë

Ka nisur në Angli gjyqi ndaj shqiptarit Julian Agalliu, i cili akuzohet se ka trafikuar kokainë dhe kanabis në sasi të mëdha. Gjyqi po ndiqet me shumë interes për shkak se shqiptari Agalliu është i martuar me Rasvinder Agalliu, e cila për 15 vite ka shërbyer si oficere policie në Metropolitan Police të Londrës.

Rasvinder Agalliu, një ish-mbretëreshë bukurie, u përjashtua nga forcat policore pasi i shoqi u arrestua. Por përpara hetuesve, ajo ka deklaruar se nuk dinte asgjë për aktivitetin e të shoqit. Edhe pse jetonin në një shtëpi milionerësh dhe i shoqi ishte i fiksuar pas markës Luis Vuitton dhe kishte një Audi me vlerë 70 mijë sterlina, e shoqja tha se ai fitonte mirë pasi ishte kuzhinier i një ekipi futbolli.

Të lidhura

None found

Të premten, shqiptari u shpall fajtor për akuzat, ndërsa nga përgjimet rezultoi se shqiptari krenohej për punën e të shoqes. Ai u thoshte kontakteve të tij se ishte i martuar me një police të MET.

47-vjeçari u zbulua kur policia arriti të dekodonte bisedat e kryera me EncroChat. Në një rast, shqiptarit iu kërkua nga kontaktet e tij që e shoqja të zbulonte disa informacione.

Ndërkohë, në banesën e tyre luksoze në Londër u zbulua kokainë dhe një sasi parash.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişGrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu