Njëri vrau kolegun në komisariat, tjetri plagosi qytetarin në Kombinat, gjykata jep vendimin për dy efektivët

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimina arrest me burg për efektivin e policisë Ludian Zaimi, i cili vrau në ambientet e Komisariatit nr.3 kolegun e tij Çaush Saliasi.

Ngjarja e cila ndodhi dy ditë më parë tronditi kryeqytetin, ndërsa Zaimi gjatë dëshmisë së tij ka thënë se Saliasi e shante dhe e ofendonte gjatë gjithë kohës.

Në momentin e ngjarjes Zaimi i ka bërë thirrje kolegëve të tjerë të ulnin kokën dhe të mos ndërhynin, ndërsa e kishte të qartë shenjestrën mbi të cilin shkarkoi karikatorin.

Pas ngjarjes burime për mediat njoftuan se 25-vjeçari vuante nga problemet mendore dhe merrte ilaçe.

Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për efektivin FNSH-së që  plagosi 60-vjeçarin në Kombinat, në të njëjtën ditë.

Lytfi Gjyla plagosi Myrteza Likën, për arsye që ende nuk dihen, ndërsa efektivi ishte nën efektin e alkoolit.

Në gjykatë Gjyla është shprehur se arma i është shkrepur padashje./albeu.com