“Mund të kemi një të penduar që po nxjerr të dhëna”, eksperti flet për banesën e Ervis Martinajt: Tunele, kamera e sensorë

Detaje të reja janë zbuluar nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, por edhe në disa banesë të të njohurve të tij.

Karamuço duke folur në ABC Live, ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Më tej Karamuço u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH. Më pas informacioni sipas Karamuços ka ardhur, se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe, pas 5 muajsh i zhdukur.

Karamuço ka theksuar se banesa e Ervis Martinaj, është e fortifikuar, me sensor të shumtë, madje kamera sigurie ka në një perimetër deri tek kryqëzimi i Patokut. Sipas ekspertit, mund të ketë tunele të lidhura në banesë të ndryshme, pasi sipas tij persona si Ervis Martinaj, i planifikojnë shumë mirë planet e arratisjes.

“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe. Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.

Pas hetimeve ndaj Ervis Martinajt, u zbuluar se efektivi i policië Jeton Lami ishte krahu i djathtë i tij edhe pse Martinaj ndodhej në kërkim. Karamuço, u shpreh se Jeton Lami mund të ketë folur dhe treguar shumë për fatin e Ervis Martinajt.

“Ka dyshime të forta se mund të kemi një të penduar që po flet dhe po tregon vendndodhjen e mundshme. Dhe ky mund të jetë ish oficeri Jeton Lami” tha Karamuço

“Jeton Lami ishte më i afërti për të. Jeton Lami ka folur më shumë. Duhet parë nëse janë apo jo të vërtet. Për të zbuluar apo jo nëse Ervis Martinaj ka vdekur apo është gjallë. Nëse ka shkuar në ambientet e banesës së tij”.

“Në banesë mund të gjesh edhe ADN të Vis Martianj. Apo gjurmë gishtash. Është rrethuar e gjithë zona aty. Mund të ketë organizuar një largim të menjëhershëm. Ata kanë pasur një vendim gjykate nga ajo e Kurbinit. Të shikojmë se si do të vijojë. Nuk jemi para asaj versionit të vrasjes. Unë jam rreshtuar tek ato njerëz që kam qenë skeptik. Nuk e di pse është amplifikuar kaq shumë versioni i vrasjes së tij.”

“Ajo zonë ka kodin e heshtjes. E respekton në maksimum. Nuk vjen nga zona. Mund të ketë të infiltruar, por nga atje nuk vjen. Nuk i merr dot informacionet thuajse është e pamundur.”

“Ka inteligjencë artificiale. Ka një perimetër tepër të madhe, jo vetëm sa banesa. Kamera, sensorë dhe shumë të tjera…Shumë zonë e mbrojtur, e survejuar. ” tha Karamuco.

“Plani i largimit është më i miri. Mund të ketë komunikime nëpër banesa. Dmth çfarë do të bëjnë për të shpëtuar. Janë të zgjuar dhe të zhdërvjellët. E kanë treguar se si mund të largohen. Policia duhet të jetë një hap para për t’i kapur.”