Meta denoncon çmimin e lartë të karburanteve: Bordi rrjepës (VIDEO)

Kryetari i Partisë i Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat mesditën e sotme ka denoncyuar Bordin e Transparencës, që nuk ka marrë masa për uljen e çmimeve të karburanteve në një kohë kur në bursa çmimi ka shkuar si në periudhën para nisjes së luftës në Ukrainë.

Meta e ka quajtur Bordin “e rrjepjes” se qytetareve, teksa ka akuzuar se “punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij”.

“Jemi sot këtu bashkë me deputetin e Partisë së Lirisë Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që Bordi i rrjepjes së cdo qytetari përmes cmimeve spekulative të naftës po i bën cdo ditë shqiptarëve.

E qartë tashmë kur në bursën ndërkombëtare cmimi ka rënë në nivele më të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi vetëm këtu ne vendin tonë nuk reflektohet.

221 lekë aktulisht, 170 leke në Maqedoni, 160 lekë në Mal të Zi.

Kudo merren masa pë të mbrotjur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij“, tha Meta./albeu.com