Nesër nis viti i ri shkollor, Meta: Buxheti nga qeveria për arsimin më i ulëti në rajon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat  ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor.

Meta tha se arsimi në vendin tonë është në një situatë shumë të vështirë për shkak të politikave të qeverisë.

Ai theksoi se qeveria shqiptare ndan buxhetin më të ulët në rajon për arsimin.

Javën e kaluar dëgjuam një deklaratë shokuese nga Ministri i brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim, një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, i cili ka detyrën kryesore për të luftuar krimin. Nga përfaqësues i qeverisë është kthyer në promovues të krimit dhe antivlerave. Në fakt duhet thënë me forcë dhe duhet punuar akoma më me forcë, pa arsim nuk ka zhvillim, dhe sidomos zhvillim të qëndrueshëm. Zhvillimin e sjell vetëm një arsim cilësor, me mësues të motivuar. Vetëm arsimi i prioritet kombëtar sjell zhvillim. Nesër nis viti shkollor,. Përfitoj nga rasti për të uruar mësuesit dhe nxënësit për një vit të ri sa më produktiv. Brezi i ri është shpresa jonë më e madhe. Vendi ynë ka nevojë për politika kombëtare për arsim. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Buxheti për arsim në qeverisjen  aktuale është më i ulëti, ka sjellë braktisjen e shkollës, analfabetizmi funksional, braktisja e shkollave. Demotivimi i thellë i personelit arsimor edhe për shkak të politizimit ekstrem. Nëse arsimi do të ishte një rrugë e sigurt drejt tregut të punës, epidemia e shpopullimit masiv nuk do të kishte patur vend në Shqipëri. Ne duhet të kemi një qaje mbështetëse ndaj mësuesve. Kriza e çmimeve ka bërë që mijëra fëmijë dhe familje të rrezikohen. Sipas vetë INSTAT tregohet një shtrenjtim i arsimit në çdo vend studimi. Qeveria duhet të kishte dedikuar fonde të veçanta për këto familje”, deklaroi Meta.