“Keni menduar ta lini lojën?”, Donaldi dhe Iliri befasojnë me përgjigjet: Ai s’doli nga kutia, jo më nga shtëpia (VIDEO)

Ditën e sotme banorët finalistë të shtëpisë së Big Brother VIP kanë diskutuar së bashku për tematika të ndrysme në oborrin e shtëpisë.

Beniada i ka pyetur djemtë nëse kanë menduar në ndonjë moment ta lënë lojën e “Big Brother VIP.

Ajo që i ka habitur të gjithë është përgjigja e Donaldit, i cili ka thënë se e ka çuar në mendje, por nuk e ka lënë egoja.

“Unë e kam thënë një herë, ndoshta ka qenë gabim që e kam futur. Po, po s’të lë egoja”, u shpreh aktori i humorit.

Nga ana tjetër Iliri tha: “Ai s’doli nga kutia jo të dalë nga shtëpia”.

Kujtojmë që më 18 shkurt është finalja e madhe e spektaklit, ku do të zgjidhet fituesi mes Beniadës, Einxhelit, Donaldit dhe Ilirit./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 17:47