Këngëtarja me famë botërore kopjoi Elvana Gjatën? Bëjnë “xing” me kostumin e shtrenjtë (FOTO LAJM)

Elvana sigurohet që të sjell nga një trend të ri me paraqitjet e saj qoftë në skenë, në videoklipe apo në Instagram. Në videoklipin e ri “Loti”, Elvana u shfaq me një kostum të zi “Mugler”, me një stil të veçantë, aspak si kostumi tradicional.

Këngëtarja publikoi një foto me këtë veshje që në mars, gjatë kohës kur xhironte videoklipin. Ndërsa tre ditë më parë edhe këngëtarja me famë botërore, Ciara është shfaqur me po të njëjtin kostum, por në ngjyrë shampanjë.

Kostumi arrin çmimin 2480 euro dhe te gjithë shqiptaret po i tregojne Ciares se Elavna e ka veshur e para nëse nuk do ta pranojë.


Shtuar 14.06.2021 12:57