Iu përmbys traktori gjatë kohës që ishte duke punuar, përfundon në spital 60-vjeçari

Ka përfunduar në spital një 60-vjeçar pasi është dëmtuar nga traktori, i cili ishte përmbysur gjatë kohës që ishte duke punuar.

Policia bën me dije se 60-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në urgjencën e spitalit të Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar”, njofton policia.


Shtuar 15.04.2024 16:12