Genta Ismajli dhe bashkëshorti i saj biznesmen nga Turqia, Usta kanë konfirmuar publikisht se do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin ata e kanë bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në Instagram, të realizuar me shumë kujdes.
Këngëtarja dhe biznesmeni turk shfaqen bashkë brenda një makine luksoze, të veshur me të zeza, dhe dhurojnë skena si në filma.
“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh, e kujt nga ne do t’i ngjasosh”, ka shkruar Genta, krah videos, por pa treguar detaje të tjera./albeu.com
View this post on Instagram