Gjykata jep masën për 30-vjeçarin që tentoi të përdhunojë të miturën: Mos bërtit se nuk të bëj gjë!

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për M.Xh., i cili dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një të mitur.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 9 nëntor, ku i dyshuari e ka kapur për krahu të miturën, duke i thënë se nuk do t’i bëjë asgjë.

“Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët “ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast të enjten ka dhënë detaje Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. E mitura nga Prizreni ka raportuar në polici se me 9 nëntor, derisa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i panjohur ka tentuar ta dhunojë.

“Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi”, ka njoftuar policia.

I dyshuari i moshës 30-vjeçare është shtetas i Shqipërisë, me qëndrim të përkohshëm në Prizren.

I dyshuari M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke ju ngritur kallëzim penal. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren”, ka bërë të ditur policia.


Shtuar 26.11.2021 15:35