EMRI/ U qëllua për vdekje me pistoletë nga një distancë e afërt, identifikohet viktima në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket vrasjes së regjistruar në qytetin e Shkodrës mesditën e së premtes.

Mësohet se viktima është Elis Rroshkodoli, i cili sipas informacioneve mësohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë brenda një lokali në  afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër.

Siç shihet dhe nga pamjet, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: 

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.”


Shtuar 30.08.2024 13:10