E konfirmon Braçe, deputeti socialist infektohet me COVID-19: Po lufton fort!

COVID-19 ka prekur edhe deputetin socialist, Bashkim Fino. Lajmin e ka bërë me dije zv.kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në Instagram, Braçe shkruan se Fino “po luftonte fort për betejën e tij”.

Postimi i plotë:

BASHKIM FINO ESHTE NJE SHOK, NJE MIK, NJE KOLEG, NJE SOCIALIST!

Eshte me ne cdo dite ne beteje; Po lufton fort e po ben betejen e tij, tonen, ne gjithashtu po bejme betejen e tij, tonen, te perbashketen ne Lushnje, Divjake, Fier, Patos, Roskovec, Mallakaster;

NJE PER TE GJITHE E TE GJITHE PER NJE, EDHE PER BASHKIMIN! Forca kampion!

 

Shtuar 13.03.2021 11:03