Atentat ndaj dy punonjësve të policisë në Vlorë

Pas vrasjes në Shkodër, plagosjes në Dibër, radha është e Vlorës. Mbrëmjen e sotme qyteti bregdetar u trondit nga të shtënat me armë zjarri. Një person, duke udhëtuar me “Volkswagen”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin po udhëtonin dy punonjës policie, njëri i patrullës së përgjithshme të Vlorës dhe tjetri polic kufitar në Sarandë.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikim dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com