Donte të udhëtonte drejt Italisë me traget, arrestohet një turk! Kishte falsifikuar dokumentet

Një turk drejt BE-së me pasaportë false, kapet nga policia kufitare.

Ka dashur ta përdorë Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në Evropë, por policia kufitare në portin detar të Durrësit e ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin turk që paraqiti në sportel, dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Të riut i janë sekuestruar dokumentet false, që përfshijnë një pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze.

B.B., 20 vjeç, banues në Turqi u paraqit në sportel me biletën e udhëtimit me traget drejt Italisë dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara. Pas arrestimit, materialet procedurale për hetim të mëtejshëm të rastit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Shtuar 1.02.2024 14:54