Ç’po ndodh? Konkurrentja e “Love Story” puth në buzë Robert Berishën (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në emsionin “Love Story Talk” teksa një nga konkurentet ka puthur të ftuarin, i cili këtë mbrëmje ka qenë artisti Robert Berisha.

Konkurrentja Kleona Tela është emocionuar jashtë mase nga prezenca e tij në studio sa ka bërë që moderatori Eni Shehu t’i sugjerojë ta puthë më mirë Robertin që të heqi emocionet.

“Shko puthe njëherë të heqësh gjithë merakun”, i ka thënë Eni.

Ajo është ngritur menjëherë dhe ka pyetur se  ku mund ta puthi Robert Berishën.

Kleona: Ku ta puth?

Eni Shehu: Puthe ku të duash vetëm qetësohu.

Kleona: Se di a më pranon apo jo?

Mesa duket Roberti nuk ka pasur aspak komplekse dhe i ka thën ta puthë ku të ketë dëshirë.

“Ku të duash zemër…”, i tha Roberti.

Kleona e ka puthur në buzë dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, por edhe nga konkurrentët e tjerë./albeu.com/


Shtuar 6.01.2022 22:20