Berisha ngjitet në shkallët e selisë blu pas përfundimit të protestës: Beteja të mëdha na presin

Ish-kryeministri Sali Berisha është ngjitur në selinë blu pas përfundimit të protestës, e cila nisi me një incedent të rëndë, ku ish-kryeminstri u godit me grusht.

Duke u futur live ne facebook-un e tij, Berisha falenderoi të gjithë demokratët që ishin të pranishëm dhe njoftoi se beteja të mëdha i presin përpara për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

Berisha:

Ju keni ardh me dhjetëra dhe qindra here ne protesta. Në cdo rast ne mbetemi të pamposhtur. Te frymëzuar nga akt trimëria, të vazhdojmë, betejën tonë kundër armikut më të egër pas Enveer Hoxhes që shqiptarët kanë pasur në histori. Ate që po bene Edi Rama me shqiptarët nuk e ka bërë asnjë pushtues. Ne jemi misionar të çlirimit të shqiptarëve nga kjo monstër që nuk njoh parim.

Betaja të mëdha na presin përpara, të sigurtë të jeni se ne do të fitojmë./albeu.com

 

 


Shtuar 6.12.2022 14:25