Begaj takohet me shefin e NATO-s në Bruksel: Anëtarësimi i Kosovës në aleancë, i domosdoshëm

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një konferencë të përbahskët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Teksa tha se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet, Begaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm.

“U bë më shumë se një vit që jemi dëshmitarë të një lufte nga agresioni i provokuar i Rusisë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet. Në këtë kohë sfidash për sigurinë euroatlantike është kryesor përditësimin e planit të mbrojtjes. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës janë të mirëpritura,. Ne do të jemi për ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën”, tha Begaj.

Ndërkohë Stoltenberg tha se Shqipëria ka luajtur një rol aktiv dhe të rëndësishëm në NATO. Ai tha se Ballkani Perëndimor është një rajon me strategji për NATO-n.

“Përgëzoj Shqipërinë për ratifikim për protokollin për Finlandën dhe Suedinë. Aleatët ishin me jush për sulmet kibernetike. Zoti President ne diskutuam së bashku për sulmet në Ukrainë. Aleatët po rrisin mbështetjen e saj dhe mirëpres angazhimet e Shqipërisë në këtë ndihmë. Ne ramë dakord për praninë e NATO-s në rajon. Folëm për rritjen e mbështetjes për Bosnjë Hercegovinën sipas nevojave të saj”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s./albeu.com/


Shtuar 7.03.2023 13:34