Aksidenti në Rrugën e Arbrit/ Automjeti përplaset me mjetet e mirëmbajtjes së rrugës, plagoset rëndë pasagjeri

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në Rrugën e Arbrit, duke lënë pas një person të plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi kur një automjet është përplasur me mjetet e mirëmbajtjes së rrugës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri i mjetit të vogël.

Ai po dërgohet me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë me një autoambulancë.

 


Shtuar 20.01.2024 14:05