Agron Kapllanaj i përgjigjet Berishës: Shpifës ordiner që nxjerr çdo ditë gënjeshtra

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj  ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës sot, i cili e sulmoi ashpër duke i thënë se ka përfituar 32 milionë euro fonde nga shteti shqiptar, në një kohë kur bashkitë qeverisen nga socialistë.

Këto deklarata, Kapllanaj i ka cilësuar shpifje dhe mashtrime.

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën. Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shpifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët.”, shkruan ai.


Shtuar 26.01.2022 19:28