22 vite nga vrasja e të atit, Rudina Hajdari e zbulon për herë të parë nëse ka pasur kontakt me familjen Haklaj

Vrasja e Azem Hajdarit plot 22 vite më parë, vazhdon të jetë një nga ngjarjet e cila ngjall interes dhe është në fokusin i mediave.

Ndonëse kurrë më parë një anëtar i familjes Hajdari nuk ka folur për marrëdhënien me familjen Haklaj, një gjë të tillë e ka bërë së fundmi Rudina, vajza e Azem Hajdarit.

E ftuar në emisonin “Glamour Zone”, Rudina është pyetur për një temë kaq delikate dhe përgjigja ka qenë e shkurtër.

Ester Bylyku: A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka qëlluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?

Rudina Hajdari: Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.

Rudina ka preferuar të mos zgjatet në këtë temë, por ka lënë të kuptohet se mes familjes Hajdari dhe Haklaj nuk ka asnjë lloj kontakti.