Ҫfarë po ndodh në “Big Brother”? Meritoni tradhton Ilnisën… (VIDEO)

Meritoni dhe Rikja, dy banorët e “Big Brother VIP”, të cilët kanë deklaruar që njihen që nga jashtë dhe se janë miq kanë pësuar krisje brenda shtëpisë.

Eliminimi i Ilnisës ka bërë që Meritoni të afrohet me Riken, ku siҫ shihet Meritoni po tenton të afrohet me Riken.

Teksa qëndronin në ambientin e pishinës, Meritoni i ka shprehur Rikes se është në mbështetje të saj. Ai i drejtohet Rikes duke i thënë se do t’i qëndrojë afër, sa kohë që ai do jetë Brenda asaj shtëpie.

Meritoni:Si janë muhabetet me ata (banorët)”?

Rikja:Lëmsh mo”.

Meritoni:Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë”.

Rikja:Çdo njeri shikon prapanicën e vet”.

Meritoni:Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam”.

Rikja:Pas tre muajsh u kujtua Meritoni..”.

Në një bisedë me Gracianon, Meritoni i thotë atij se Rikja është vajzë e drejtë.


Shtuar 9.04.2024 13:01