Zbulohet i dashuri i Arta Nitajt? Aktorja kapet “mat” me mashkullin misterioz (VIDEO)

Arta Nitaj është ndër vajzat më të komentuara të showbizit në Kosovë e cila tërheqë vëmendjen shpesh me pozat në rrjetet sociale ku vihen re linjat perfekte të modeles. Shumë e përfolur është edhe rreth jetës private dhe hera-herës në media është lakuar krah emrave të ndryshëm, ku padyshim më të bujshmit kanë qenë Bruno dhe Adnan Januzaj. Megjithatë, vlen të përmendet se asnjë prej këtyre zërave nuk është konfirmuar.

Sakaq, ditën e sotme ajo është vendosur në qendër të mediave rozë dhe shkak është bërë një video, ku aktorja shihet gjatë pushimeve të saj, por jo vetëm. Në videon në fjalë, të publikuar nga faqja e Instagramit “Vipat e Bllokut”, Arta shihet në pishinë pranë një mashkulli misterioz, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar. “Arta Nitaj me frajerin”, është shkruar krah videos, teksa nuk mund ta themi me siguri sa e vërtetë është kjo.


Shtuar 20.08.2021 09:10