Iu gjet armë pa leje dhe kanabis në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Fier pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë iu gjetë dhe sekuestrua 1 armë gjahu pa leje dhe 800 gram lëndë narkotike cannabis sativa e pregatitur gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbatjes pa leje.

Sekuestrohen 800 gram lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu pa leje, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Kujtim Qerimaj, 46 vjeç, banues në Lapulec, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetë dhe sekuestrua 1 armë gjahu pa leje dhe 800 gram lëndë narkotike cannabis sativa e pregatitur gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 09:09