Xhensila Myrtezaj kërkon lirimin e Noizyt (VIDEO)

Pak ditë më parë, Noizy dhe DJ Crax u arrestuan në Shëngjin, pasi po kërkoheshin nga Policia e Kosovës për një incident të ndodhur në Pejë.

Në kërkim nga policia për ndihmë në këtë rast po kërkohet edhe reperi tjetër, Stresi.

Personazhet e famshëm që kanë kërkuar publikisht lirmin e Noizyt kanë qenë të shumtë. Nga Alban Skënderaj te Loredana dhe Oriola Marashi, postimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Por Xhensila Myrtezaj, e ka çuar në tjetër nivel mbështetjen për mikun e saj.

Në një koncert së fundmi ajo ka bërtitur me mikrofon “Liri për Noizyn”.

 


Shtuar 12.08.2024 10:12