Xhelozia e Einxhelit dhe jeta pas Trev, flet DJ Dagz

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.
Në një intervistë në “E Diell”, nën moderimin e Argjira Spancës dhe Beniada Nishanit, Dj Dagz dha një intervistë të sinqertë mbi jetën, karrierën dhe familjen e tij. Por si iu përgjigj ai pyetjes, se a është Einxhel xheloze?
Einxhel Shkira dhe xhelozia nuk rrinë bashkë.

Ndërkohë, Argjira Spanca, mikeshë e çiftit ndërhyri:

Unë mendoj të kundërtën. Është inatçie, nuk ia shpreh atij por në grupin e vajzave…

Lidhur me vogëlushin Trev ai u shpreh:

Të rrëmujshme janë kur jam veç me Trevin dhe Enxhin. Trevi bën rrëmujë. Janë 6 njerëz aktivë që përkujdesen për të sepse është edhe familja ime.


Shtuar 2.07.2024 13:32