Gold AG në Grida Duma Podcast: Dënimi i krerëve të UÇK-së më mori frymën, mendova se po pësoja infarkt

Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold AG, ka ndarë në Grida Duma Podcast qëndrimet dhe përjetimet e tij për UÇK-në, patriotizmin, besën, fenë dhe lidhjen me Shqipërinë.

Mes ngjarjeve që e kanë prekur më thellë, këngëtari përmend vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e drejtuesve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

“Mu mor fryma kur u dënuan krerët e UÇK-së, gati pësova infarkt”, rrëfen Gold AG, duke shtuar se në atë moment mendoi edhe për të birin: “Nuk doja të vdisja para syve të djalit”.

Gjatë intervistës me Grida Dumën, ai foli për sakrificën e dëshmorëve, tradhtinë dhe personat që, sipas tij, kanë dëmtuar çështjen shqiptare.

“Heronjtë tanë janë vrarë në prita”, deklaron këngëtari, ndërsa tregon edhe çfarë i kanë thënë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli gjatë takimeve në burg.

Gold AG u ndal gjithashtu te kuptimi që kanë për të patriotizmi dhe besa, si dhe te dashuria për Shqipërinë. “Shqipërinë e kemi dasht pa kushte”, shprehet ai.

Në bisedë ai trajtoi edhe çështjet e besimit dhe mënyrën e edukimit të fëmijëve, ndërsa rrëfeu arrestimin e tij në Greqi për shkak të këngëve kushtuar Çamërisë.

“Kurrë në jetë nuk shkoj të pushoj në Greqi!”

Intervista në Grida Duma Podcast u zhvillua si një bisedë e drejtpërdrejtë, emocionale dhe e shoqëruar me qëndrime të forta.


Shtuar 20.09.2026 22:49

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet