Nicolas Cage i panjohshëm me flokë e mjekër të bardhë, shfaqet në tapetin e kuq me bashkëshorten 31-vjeçare

Nicolas Cage u bë qendra e vëmendjes në tapetin e kuq me një paraqitje krejt të re, ku u shfaq me flokë dhe mjekër të bardhë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij 31-vjeçare, Rico Shibata.

Të lidhura

None found

Aktori 62-vjeçar dhe Shibata ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Muzeut Lucas të Artit Narrativ në Los Angeles, të shtunën më 19 shtator. Dyshja pozuan para kamerave me buzëqeshje, ndërsa pamja e re e aktorit u kthye shpejt në një nga temat më të përfolura të mbrëmjes.

Cage kishte veshur një xhaketë smoking blu, këmishë të bardhë, pantallona të zeza dhe syze dielli. Pranë tij, Shibata u paraqit me pantallona ngjyrë krem, një bluzë të bardhë dhe një pallto të bardhë me mëngë gjysmë të tejdukshme.

Sipas Daily Mail, Cage dhe Shibata u njohën në vitin 2021 përmes miqve të përbashkët, ndërsa aktori ndodhej në Japoni për xhirimet e filmit “Prisoners of the Ghostland”. Lidhja e tyre përparoi me shpejtësi dhe po atë vit çifti kurorëzoi dashurinë në Las Vegas, në një ceremoni private.

Në vitin 2022, Cage dhe Shibata u bënë prindër për herë të parë së bashku, duke mirëpritur një vajzë të cilës i vunë emrin August.


Shtuar 21.09.2026 10:15

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet