Vrau nënën e tij, aktori dënohet me burgim përjetë

Aktori Ryan Grantham është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, Barbara ëaite, në vitin 2020. 24-vjeçari, i cili luajti Jeffery Augustine në dramë “Riverdale”, u dënua të mërkurën në Gjykatën Supreme të Kolumbisë Britanike në Vankuver.

Ai u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë, pasi fillimisht ishte akuzuar për vrasje të shkallës së parë. Grantham pranoi se kishte qëlluar nënën e tij në pjesën e pasme të kokës ndërsa ajo luante piano në shtëpinë e tyre. Ai gjithashtu donte të vriste kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Aktori kanadez filmoi trupin e nënës së tij duke thënë: “Unë e qëllova atë në pjesën e pasme të kokës.” Ai udhëtoi afërsisht 200 kilometra në lindje deri në qytetin Hope, përpara se të kthehej dhe të shkonte në një stacion policie në Vankuver, ku i tha një oficeri: “Unë vrava nënën time”.

Grantham ka qenë në paraburgim për dy vjet e gjysmë dhe ka marrë pjesë në një program të shëndetit mendor që nga arrestimi i tij. Avokatët e tij argumentuan se ai kishte luftuar me ankthin dhe depresionin klinik dhe donte të vriste veten si dhe të dëmtonte të tjerët para vrasjes së nënës së tij.

Ai nuk do të ketë të drejtë për lirim me kusht për 14 vitet e para të dënimit të tij të përjetshëm.


Shtuar 23.09.2022 16:26