Vjen era hit, Xhensila, Geti dhe Majk zbulojnë kur do të publikohet “Mëkati” i tyre (VIDEO)

Prej disa muajsh në media është raportuar se Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët. U tha se kënga ka përfunduar dhe se pritej xhirimi i videoklipit, mirëpo vetë tre artistët nuk e kishin konfirmuar diçka të tillë… deri sot.

Të tre kanë publikuar të njëjtën video, një pjesë të shkëputur nga videoklipi, dhe kanë zbuluar edhe datën e publikimit. Kënga do të vijë më shpejt seç prisnim, pasi do të publikohet nesër, të mërkurën në orën 18:00. Ajo mban titullin “Mëkati jem”, e siç duket, do të jetë një super-bashkëpunim.

Këngëtarët madje kanë ndryshuar edhe ‘look’ për këtë videoklip. Getoari, si asnjëherë më parë, shfaqet me flokë të prerë anash dhe pjesën tjetër të lëshuar. Ndryshim edhe më drastik ka bërë Xhensila e cila pak javë më parë postoi në rrjetet sociale foto me flokë të prerë shkurt, që mesa duket janë posaçërisht për projektin e ri.

Kujtojmë se si Xhensila edhe dy reperët nuk munguan me projekte gjatë verës. Gjeto Geasy bashkëpunoi me Stine për këngën “Andiamo”, kurse Xhensila erdhi në një duet me Lumi B, me titull “Prit Pak”. Kurse Majk e nisi verën me bashkëpunimin e suksesshëm me Ledrin “Marr” dhe e mbylli me një tjetër bashkëpunim me Onat dhe Cozman, “Amore”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)