VIP-at e fiksuar me Photoshop-in duhet të frikësohen, ligji i ri për rrjetet sociale

Norvegjia do të detyrojë “influencer”-at që çdo foto të modifikuar me Photoshop ta bëjnë me dije që janë modifikuar.

Ligji i ri, që do të hyjë në fuqi së shpejti, ka për qëllim që të largojë rininë nga standardet joreale të bukurisë.

Çdo reklamë dhe postim në rrjetet sociale që manipulon pamjen e jashtme të dikujt, duhet të thuhet qartë që është modifikuar.

Ligji përfshin edhe fotot që kanë një filtër të thjeshtë.

Shtuar 3.07.2021 15:10