VIDEO/ Roza ngre tonet me Eglën: Po tall b****…

Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP3” u dha rezultati i televotimit për liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Egla Ceno ishte e zgjedhur e publikut dhe si pasojë kishte edhe një avantazh shumë të rëndësishëm në lojë.

Aktorja e njohur kishte të drejtë të çonte dy banorë në televotim, por jo për t’u larguar të shtunën mbrëma. Publiku kësaj radhe do të votojë për finalistin e parë. Këtë e di vetëm Egla, të nominuarit dhe banorët e tjerë nuk e dinë si qëndron e vërteta.

Dhe zgjedhja e Eglës ishte Heidi Baci dhe Romeo Veshaj, ku ky i fundit e ka pritur shumë keq këtë vendim dhe ka debatuar ashpër me aktoren.

Ndërkohë një debat i fortë në lidhje me këtë ka ndodhur edhe mes Eglës dhe Roza Latit, e cila ka shpërthyer ndaj saj. Sipas moderatores, Ceno po ‘tall b****’ teksa rri duke e thirrur “Romeo, Romeo’.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 1.05.2024 20:26

Tags: , ,