Vesa Luma dhe Big Basta do të zgjerojnë familjen, me një fëmijë të dytë (FOTO LAJM)

Vesa Luma gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Prive”, u pyet nëse mendon të sjellë në jetë një motër apo vëlla për Lianin dhe përgjigja ishte pozitive.

Këngëtarja tha se e kanë në plan dhe presin vetëm ta bëjnë realitet.

“Planet në letër janë, tani ka mbetur t’i bëjmë realitet”.

Duke qenë se Big Basta është me origjinë nga Tirana, Vesa tregoi edhe një traditë që i ka bërë përshtypje nga vendlindja e reperit.

“Kur kam lindur Lianin, kanë ardhur njerëzit me m’pa, nuk më kanë përshëndetur se mos më merrnin qumështin e gjirit. M’u ka duk pak e çuditshme, por në krahasim me ta, ne kemi tradita edhe më të çuditshme”.


Shtuar 2.10.2021 11:43