Vajza e vogël feston 7 vjetorin e lindjes, Blendi Fevziu ndan si rrallëherë momentet nga festa (FOTO LAJM)

Një ditë më parë, vajza e Blendi Fevziut mbushi 7 vjeç dhe gazetari është kujdesur t’i organizojë një super festë të voglës së tij. Ai ka publikuar disa fotografi në Instagram, duke treguar pak nga dekori. Gjithashtu ai ndau dhe një foto me Alisin, e cila shfaqet në krahët e tij duke bërë me duar numrin 7.

“7”, ka shkruar gazetari krahas fotos e shkrepur nga festa në natyrë, shoqëruar me një zemër. Nuk kanë munguar as komentet e shumta nga ndjekës dhe personazhe të njohur, të cilët kanë uruar vogëlushen për ditëlindje.