Prezantuesi i njohur Hermes Nikaj ka humbur babain mbremjen e djeshme. Lajmin e ka ndarë vetë prezantuesi në rrjete sociale, ku njofton me dhimbje ndarjen nga jeta të të atit. Hermes bën të ditur se babai i tij ka pësuar infarkt teksa ka marrë ngushëllime nga kolegë e miq.
“Me hidhërim ju njoftoj se pak më parë, im atë, Maringleni ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër në 12 mesditë. Të pikëlluar familja”, shkruan Hermes.
Të lidhura
None found

Në një tjetër postim ka shkruar: “Ju jeni gjithnjë me mua, në të mirë e në të keq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje sepse jeni pafund jua shpërblefsha në të mira e në gëzime. Ju jeni motivimi im për të ecur para dhe ma lehtësoni sadopak dhimbjen këto çaste”.

