U habitët me fundin e këngës së Melindës, zbulohet kuptimi (VIDEO)

Melinda Ademi publikoi pak ditë më parë këngën e saj të re me videoklip “Qa din ti”, që rezultoi shumë e suksesshme edhe në Youtube pasi ka marrë rreth 3 milionë klikime në një kohë të shkurtër. Fundi i këngës ishte disi i pakuptueshëm.Në 40 sekondat e fundit gjithçka ndryshon dhe Melinda këndon diçka tjetër, që nuk lidhet me këngën e saj. Por, kjo e ka një shpjegim.

Në fakt, është një strategji e mirëmenduar nga ana e këngëtares, sepse ajo ka dashur të japë një mesazh përmes këtij ndryshimi.

Sipas “Prive”, fundi i këngëve do të jetë i tillë për disa projekte rresht, pasi do të paralajmërojë këngën e radhës. Zinxhiri do të vazhdojë në këtë formë deri në plotësimin e krijimeve muzikore që Melinda ka në plan t’i publikojë. Shumë shpejt reperja do të sjellë edhe bashkëpunime për t’u siguruar se vera do të jetë shpërthyese.


Shtuar 5.06.2021 13:55