U arrestua pasi u kap me kanabis, reperi i njohur dënohet me 5 vite burg nga gjykata

Një reper i njohur britanik është dënuar me 5 vite burgim nga drejtësia në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi u kap në Dubai me një sasi kanabisi.

Reperi ‘Fredo’ u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar, me autoritetet që e akuzuan atë për posedim të lëndës narkotike.

Sipas mediave britanike pritej që ai të dënohej me 3 deri në 5 vite burg, pasi Emiratet e Bashkuara kanë rregulla dhe ligje tejet strikte sa i përket substancave narkotike.

29-vjeçari është mbajtur në paraburgim në Dubai prej shtatorit kur dyshohet se u kap nga autoritetet.


Shtuar 29.01.2024 18:45