Arteta i bashkohet listës me dy trajnerë për të drejtuar Barcelonën sezonin e ri

Vendimi i Xavit për t’u larguar nga Barcelona në fund të këtij sezoni ka alarmuar shumë trajnerë me nam në Evropë.

Trajneri spanjoll e bëri publik vendimin e tij pas humbjes 5-3 të skuadrës katalunase përballë Villarrealit.

Sipas asaj që raporton Gerard Moreno, Mikel Arteta është shtuar në listën e Barcelonës për të pasuar Xavin në krye të ekipit.

Klubi katalanas, përveç trajnerit të Arsenalit, është duke e menduar edhe Jurgen Kloppin dhe Julian Nagelsmannin.

Në listën e Barcelonës thuhet se janë edhe Hansi Flick dhe Thiago Motta, por që klubi do të mendojë me zgjuarsi se kë ta emërojë.

Natyrisht, Bluagranasit do të shikojnë edhe tek pagat e trajnerëve, pasi janë përjashtuar emra si Pep Guardiola dhe Luis Enrique që kërkojnë shumë para. /Telegrafi/


Shtuar 29.01.2024 18:46