“Si është Enca nga afër?”, Bearti nuk i kursen fjalët për këngëtaren (FOTO LAJM)

Shumë javë pasi e kishte paralajmëruar publikimin e saj, Enca lançoi para disa ditësh këngën më të re “Rakia”. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

Ata kanë vazhduar të ruajnë miqësinë me njëri-tjetrin përtej bashkëpunimit për këngën. Madje Bearti ka konsideratat më të larta për Encën si njeri. Gjatë një interviste virtuale, dikush nga ndjekësit e ka pyetur ish-konkurrentin e “Për’puthen”:

“Si është Enca ku e njeh nga afër?”.

“Njeriu më pozitiv, ajo të bën të ndihesh komod, ka disa fjalime të mrekullueshme motivuese për jetën, është shumë e zgjuar dhe është shumë e ëmbël si një beb…”, është përgjigjur Bearti.

Enca dhe Bearti janë takuar disa herë bashkë në kryeqytetin shqiptar. Para disa ditësh Enca publikoi një video teksa shihet duke udhëtuar me makinë me Beartin.

Ç’është ky djalë seksi” – dëgjohej duke thënë Enca nga makina për Beartin.


Shtuar 14.07.2021 09:16