Shembet hoteli në Kinë, humbin jetën 17 persona

17 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese në Kinë, në qytetin lindor Suzhou.

Pas 36 orësh operacionesh kërkimi, punëtorët e shpëtimit gjetën 23 njerëz të varrosur në rrënoja – gjashtë prej të cilëve u gjetën të gjallë, informon albeu.com.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shembja e hotelit ka ardhur si pasë e ndryshimeve në strukturën e ndërtesës të bëra nga pronari. Thuhet se ndërtësa është riparuar shumë herë vitet e fundit./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 09:17

Tags: ,