Shkrimtari i madh botëror Khaled Hosseini, publikon fotografinë e Dua Lipës

Shkrimtari me famë botërore Khaled Hosseini ka ndarë në rrjete sociale një foto të artistes shqiptare Dua Lipa teksa në duar mban librin e tij të famshëm “Një mijë diej vezullues” (titulli origjinal “A Thousand Splendid Suns”).

“Muajin e kaluar Dua Lipa zgjodhi ‘Një mijë diej vezullues’ si zgjedhjen e saj të librave të klubit të leximit të Service 95 për muajin shkurt. Vizitoni faqen e saj për më shumë, përfshirë një intervistë mes Khaled & Dua”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë në Facebook.

 


Shtuar 13.03.2024 12:11