Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë bekuar me fëmijën e tyre të tretë.
Korel e njohur në Shqipëri përmes rolit të “Sheherzades” ka sjellë në jetë mbrëmjen e djeshme një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Leyla.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se Halit, i cili nuk e la partneren e tij në asnjë moment vetëm gjatë lindjes u shoqërua edhe nga 2 fëmijët, Ali dhe Han
Ndërkohë, pritet që ditët në vazhdim aktorët te ndajnë me ndjekësit foto të vogëlushes pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme pas lindjes.