Selena Gomez zbulon arsyen pse se nuk mund të ketë fëmijë

Këngëtarja Selena Gomez, ka zbuluar se nuk mund të bëjë fëmijë. Në një intevistë me Vanity Fair, këngëtarja rrëfeu për marrëdhënien e saj me Benny Blanco.

“Nuk e kam thënë kurrë, por fatkeqësisht nuk mund të bëj fëmijë. Kam shumë probleme shëndetësore që do të rrezikonin jetën time dhe të fëmijës. Kjo është diçka të cilën e vuajta për njëfarë kohe”, tha ajo. 32-vjeçarja tha se nuk e kishte imagjinuar kështu për t’u bërë prind.

“Mendova se do të ndodhte siç ndodh për këdo. Por jam më mirë se aq. Jam e bekuar që ka njerëz të mrekullueshëm të gatshëm për të bërë nënën zëvendësuese apo adoptimi, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua”, shtoi këngëtarja.

“Më ka bërë shumë mirënjohëse ndaj mundësive të tjera për ato që mezi presin të bëhen nëna. Jam një prej tyre. Jam e emocionuar sesi do të jetë rrugëtimi, por do të jetë disi ndryshe. Në fund të ditës, nuk më intereson. Do të jetë imi. Do të jetë foshnja ime”.

Përpara se të lidhej me Benny, Selena ishte beqare për 5 vite dhe i vendosi qëllim vetes që të niste ndërtimin e një familjeje në moshën 35-vjeçare.

Deri në atë moment, ajo do të shijojë faktin që është kumbara e dy fëmijëve të kushërirës së saj.


Shtuar 10.09.2024 09:53