Rudina pozon krah Markut dhe shkrin së qeshuri ndjekësit: Malokë, malokë

Marrëdhënia e Rudina Dembacaj me ish-politikanin Mark Frroku ka bërë gjithmonë interes për publikun.

Romanca e moderatores me Frrokun u bë publike mënjherë pas lajmit të divorcit të saj dhe rrjedhimisht bëri më shumë bujë.

Por Rudina ka ditur gjithnjë ta trajtoj me sportivitet këtë pjesë dhe fotot me bashkëshortin I publikon herë pas here në rrjetet sociale.

Duke ditur edhe fillimet e saj në ekran si aktore humori, Dembacaj patjetër që herë pas here shkrin së qeshuri ndjekësit dhe për këtë arsye e duan edhe më shumë.

Ajo ka publikuar së fundmi një foto krah Markut ku kanë pozuar si një çift modelësh dhe shkruan:

Malokë malokë, po kemi dale si t’jashtmit!

Kujtojmë që në ditën e parë të këtij viti Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e bënë lidhjen zyrtare dhe tani janë bashkëshortë./albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 11:04