Rihanna është shtatzënë! Fotot me barkun e rrumbullakosur po bëjnë namin në rrjet (FOTO LAJM)

Rihanna është shtatzënë! Këngëtarja me famë botërore dhe i dashuri i saj A$AP Rocky po presin fëmijën e tyre të parë. Lajmin e konfirmoi vetë çifti duke u shfaqur në publik dorë për dore. Në fotot e shkrepura në qytetin e New York gjatë fundjavës dhe të publikuara të hënën, Rihanna shihet duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur ndërsa A$AP e puth në ball.

Ky lajm për shtatzëninë vjen dy vjet pasi dy miqtë e vjetër ndezën thashethemet se kanë nisur një romancë. Spekulimet pasuan menjëherë pas ndarjes së saj nga Hassan Jameel dhe nisën pasi dy yjet u panë duke kaluar kohë së bashku. Në atë kohë i tha se Rihanna nuk po kërkonte një lidhje serioze.

Megjithatë, me kalimin e kohës, shkëndijat midis Rihanna-s dhe A$AP u ndezën më shumë. Gjatë një interviste në maj të vitit 2021 me GQ, 33-vjeçari foli për herë të parë mbi Ririn ose “dashurinë e jetës sime”, siç e quajti ai.

Në shtator 2021, çifti bëri debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq në “Met Gala.” Para disa javësh, teksa u nderua në vendin e saj, shumë spekulime pati se Rihanna ishte në pritje të ëmbël. Barku i saj i rrumbullakosur nuk u shpëtoi fansave të cilët këtë herë patën të drejtë.


Shtuar 1.02.2022 10:09